Fridrih-Ebert-Shtiftung (FES) si një nga detyrat e veta kryesore i ka përmirësimin e marrëdhëneve të punës dhe dialogun social, mbase komunikimi i suksesshëm i palëve të interesuara është shenjë për një shoqëri të zhvilluar dhe demokratike. Qasja drejt kësaj cështjeje e merr parasysh situatën specifike në vend dhe nevojat e partnerëve social. Gjithashtu, FES-i përpiqet që ti sjellë informacionet përkatëse të ligjeve dhe praksave të Bashkimit Evropian sa më afër aktorëve lokal.
OBJEKTIVA
•
Lehtësimi i bashkimit midis sindikatave dhe shoqërisë civile
•
Zhvillimi i strategjive dhe koncepteve strategjike për pjesëmarrje aktive në dialogun social
•
Përforcimi i pjesëmarrjes së grave dhe të rinjëve
•
Lehtësimi i ndryshimeve në kulturën organizative sindikale që ti adaptohen sistemit ekonomik
•
Përforcimi i kompetencës së organizatave partnere
•
Lehtësimi i krijimit të qasjeve inovative për negocime kolektive
•
Lehtësimi i komunikimit midis aktorëve lokal dhe ndërkombëtar në dialogun social.