FES
   
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  >> Staff login <<

  FRIEDRICH
EBERT STIFTUNG Zyra Shkup
 

Risto Ravanovski 3
MK-1000 Skopje
P.O.F. 423

+ 389 2 3093 181
+ 389 2 3093 182

  contact@fes.org.mk
 
 
 
Integrimi në BE dhe NATO
Preventiva e konflikteve
Marrëdhënie pune dhe dialogu social
Civil Society Support
 

Vetadministrimi lokal
 
 
Në Nëntor të vitit 1999 Qeveria e atëhershme e Republikës së Maqedonisë inicoi reformën e pare të vetadministrimit lokal, por deri në vitin 2001 mungonin hapa të rëndësishëm drejt implementimit. Nënshkrimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit në Gusht të vitit 2001 ishte një hap i madh drejt decentralizimit të Maqedonisë.

Në nenin 3 të Marrëveshjes, shkruan:

1) Përgjegjësitë e pushtetit të zgjedhur lokal do të përforcohen edhe me kompetencat e tyre në pjesën e shërbimit publik, planifikimit urban dhe rural, të mbrojtjes së ambientit, të zhvillimit ekonomik lokal, të kulturës, financave lokale, arsimit, mbrotjes sociale dhe shëndetësore, të cilat do të rriten dukshëm.

2) Ligji për financim do të siguroj sistem adekuat të financimit me qëllim që tu mundëson pushteteve lokale ti realizojnë detyrat e tyre.

3) Që të sigurohet vetëdijshmëri dhe përgjegjësi te policia për nevojat dhe interesat e popullatës lokale, udhëheqësit lokal të policisë do të zgjidhen nga ana e këshillave komunale.

Ligji i ri për vetadministrim lokal, miratuar në Janar të vitit 2002, dhe Ligji për organizimin territorial, miratuar në Gusht të vitit 2004, ishin një kornizë solide legale për krijimin e sistemit të ri për vetadministrim lokal. Në vitet e shkuara Qeveria e Republikës së Maqedonisë vazhdoi me procesin e decentralizimit, por me ate që edhe përkundër marrjes zyrtare të përgjegjësive nga ana e komunave që filloi në mesin e vitit 2005, ende ka mungesa dhe probleme.

Aktivitetet e FES-it në Shkup synojnë drejt zhvillimit të mëtejshëm të demokracisë lokale, të stabilitetit, të administratës efektive publike dhe zhvillimit ekonomik. Viteve të fundit ne u fokusuam në përforcimin e institucioneve demokratike lokale, të transparencës dhe qeverisjes së mirë.

Masat që u morrën janë:
- zhvillimi i resurseve njerëzore, ndërtimi i një administrate të kualifikuar dhe përgjegjëse
- ngritja e vetëdijes te opinioni për mundësitë të merr pjesë dhe të ndikoj mbi politikën lokale
- zhvillimi i ekonomive të qëndrueshme lokale, hapja e mundësive për punësime të reja dhe ide për sipërmarrësi
- promovimi dhe mbështetja e bashkëpunimit rajonal midis komunave
- përforcimi i kapaciteteve fiskale
- promovimi i transparencës buxhetore
- ndërtimi i kapaciteteve midis politikanëve lokal
- mbështetja e vendosjes së lidhjeve midis nivelit lokal dhe pushtetit qendror
- përgatitja e komunave për integrim në Bashkimin Evropian
- dërgimi i ekspertizës nëpunësve dhe politikanëve lokal me doracak dhe publike tjera.
 
Aktivitete
 
 
Publikimi
How to improve development on local level
mk eng
Development of Local Government in Transition Countries of South Eastern and Central Europe
mk
"Schemes on financial (fiscal) equalization between municipalities".
mk
"Contemporary trend on local self-government in some European countries" selection and redaction Ph.D. Todorovski Ilija.
mk
 
 
International Politics and Society

download ne botimin e fundit
këtu

FES Library
 
 
 
FRIEDRICH EBERT STIFTUNG Zyra Shkup
Risto Ravanovski 3 MK-1000 Skopje P.O.F. 423
  Copyright © 2005 FES