FES
   
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  >> Staff login <<

  FRIEDRICH
EBERT STIFTUNG Zyra Shkup
 

Risto Ravanovski 3
MK-1000 Skopje
P.O.F. 423

+ 389 2 3093 181
+ 389 2 3093 182

  contact@fes.org.mk
 
 
 
Integrimi në BE dhe NATO
Vetadministrimi lokal
Marrëdhënie pune dhe dialogu social
Civil Society Support
 

Preventiva e konflikteve
 
 
Në bashkëpunim me Iniciativën për ndërtimin e paqës dhe demokracisë, Fondacioni Fridrih Ebert në vitin 2004 filloi projektin e titulluar “Partnerë në paqe dhe demokraci” i cili u drejtua kah përforcimi i konceptit për preventivën e konflikteve me qëllim që të ngritet vetëdija për ndërtimin e paqës, demokratizimit dhe integrimit. Duke e marr parasysh historinë e afërt të Republikës së Maqedonisë dhe të Ballkanit dhe konkluzionet e qarta se cmimi i preventives është shumë më i vogël se sa cmimi që paguhet për intervenim, vecanarisht në lidhje me cmimin e jetës, të interesave, vlerave, të drejtave të njeriut dhe të zhvillimit, është shumë e qartë se politika e preventives së konflikteve medoemos duhet të jet temë e vazhdueshme për të menduar për të gjithë aktorët.

Qasja jonë është në atë – preventiva e konflikteve të jet për një kuptim esencial të shkaqeve për konflikte, për vegëla esenciale për preventivën e dhunës që i tejkalojnë vegëlat ushtarake, për përforcimin e vullnetit politik me sigurimin e opcioneve të besueshme për aksion; për paralajmrimin e hershëm dhe shpërndarjen e informacioneve; për lidershipin dhe bashkëpunimin dhe për koordinimin e aksionit preventiv.

Aktivitetet e Fondacionit Fridrih Ebert që realizohen në lidhje me këtë temë ishin në formë të seminareve për aktorët kryesor në nivelin lokal, si dhe në formë të konferencave rajonale dedikuar për anëtarët e Parlamentit dhe të strukturave qeveritare, për ekspertët lokal dhe të huaj, për anëtarët e bashkësisë akademike dhe të Organizatave joqeveritare.

Objektivat tona specifike janë:
- promovimi i konceptit për preventivën e konflikteve midis opinionit dhe vendimarrësve përmes përforcimit dhe thellimit të konceptit dhe dimenzioneve të tij rajonal dhe njëherit promovimi i qasjes prej poshtë-lartë në preventivën e konflikteve me theks në aksion të nivelit lokal
- promovimi i dialogut midis aktorëve të ndryshëm në preventivën e konflikteve, si dhe midis tyre dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile
- identifimi i specifikave rajonale dhe nacionale në implementimin e preventivës ndërkombëtare të konflikteve
- shënimi i rëndësisë të proceseve të asocimit, stabilizimit dhe integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO për rajonin e Evropës Juglindore
- vlerësimi i nevojave, përvojave dhe mësimeve të mësuara nga perspektiva ndërkombëtare dhe ajo nacionale për preventivën e konflikteve
- ndërlidhja e politikave të preventivës së konflikteve të dhunshme me konceptin e sigurisë së njeriut.

Partnerë të Fondacionit Fridrih Ebert në vendosjen e debatit për cështjen e preventivës së konflikteve dhe të sigurisë së njeriut janë Inicijativa për ndërtimin e paqës dhe demokracisë dhe Ministria për punë të jashtme e Republikës së Maqedonisë.

The Conflict Prevention topic at FES.de
 
Aktivitete

Mars – Prill 2006
SEMINARE: Parandalimi, ndërtimi i paqës dhe decentralizimi

4-5 Nëntor 2005
Regional Conference On Conflict Prevention throughout Integration: “Macedonia and the Region towards EU and NATO - Needs, Experiences and Lessons Learned”
 
 
Publikimi
Conflict Prevention – From Idea to Culture of Prevention in the Republic of Macedonia
mk shq
"Implementation on the Ohrid - Framework agreement" in co-operation with Democratic club, Skopje.
shq
"Human right as democratic value" in co-operation with Democratic club, Skopje.
mk-shq
"Political tolerance in function of the peace" M-r Nazmi Maliqi.
mk eng shq
 
 
International Politics and Society

download ne botimin e fundit
këtu

FES Library
 
 
 
FRIEDRICH EBERT STIFTUNG Zyra Shkup
Risto Ravanovski 3 MK-1000 Skopje P.O.F. 423
  Copyright © 2005 FES