Reforma kryesore-iniciator për të gjitha vendet në të ashtuquajturin “Ballkani Perendimor” është perspektiva për integrimin e ardhshëm në Bashkimin Evropian dhe për shumicën e vendeve, gjithashtu edhe në NATO. Pas periudhës së dezintegrimit, rajoni filloi që në vitin 2000 të riintegrohet – së pari në fushën e ekonomisë – në vendosjen e marrëveshjeve bilaterale tregëtare, kurse më vonë dhe nga fundi i vitit 2006 me nënshkrimin e Marrëveshjes së zmadhuar CEFTA, e cila krijon një zone të lire tregëtare në Evropën Juglindore. Fillimi kryesor për integrimin e vendeve të Evropës Juglindore ishte vendosja e Paktit për stabilitet të Evropës Juglindore në Kollonjë që u riafirmua më vonë në Sarajevë në vitin 1999, që i vendosi bazat e bashkësisë ndërkombëtare për dialog dhe përgjegjësi.
Objektiva
Zyratë e FES-it në Evropën Juglindore punojnë në kuadrin e ideve prijëse të Paktit për stabilitet për perspektivën e integrimit të ardhshëm për tërë rajonin në Bashkimin Evropian, për marrëdhënie të fqinjësisë së mire dhe bashkëpunim në këtë rajon multietnik. Në Maqedoni e mbështesim bashkëpunimin rajonal dhe shkëmbimin e përvojave dhe mësimeve të mësuara. Instrumentet që përdoren midis tjerash janë: në vitin 2004 këshilla ekspertësh të vendeve të Evropës Qendrore që janë anëtarë të Bashkimit Evropian dhe të vendeve tjera – anëtarë të Bashkimit Evropian në fusha të ndryshme të reformëave dhe transformimit; projekte për dialog midis politikanëve dhe hulumtuesve të Maqedonisë dhe homologëve të tyre të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian; konferenca rajonale në lidhje me cështjet e Bashkimit Evropian dhe të NATO-së; vendosja e kontakteve dhe marrëdhëneve pune midis politikanëve dhe hulumtuesve nga Evropa Juglindore, si dhe nga Bashkimi Evropian. |