Akademia politike është projekt arsimor i dizajnuar si kurs dhe trajnim akademik. Detyrë kryesore e Akademisë është që të arsimoj dhe trajnoj individ të cilët i ndajnë vlerat social-demokrate dhe të cilët në aktivitetet e veta të përditshme i formësojnë vendimet dhe aksionet politike në Maqedoni.
Akademia politike do t’ju mundësojë pjesëmarrësve sikurse dituri politike poashtu edhe trajnim praktik të shkathtësive dhe aftësive në fushën e sistemit politik, ideologjisë socialdemokrate, menaxhmentit politik dhe partiak, si dhe komunikimit politik dhe marrëdhëniet me opinionin. Këto qëllime do të realizohen brenda katër cikleve të uikend-seminareve treditore me tre module nga fushat e lartpërmendura, në periudhën prej shtatorit deri dhjetor të vitit 2009. Seminari i parë do të mbahet në javën e tretë të muajit shtator.
Kushtet për pjesëmarrje
Të drejtë konkurimi për pjesëmarrje në Akademi ka:
- çdo shtetas i Republikës së Maqedonisë,
- të moshës 21-35 vjeçare,
- që është angazhuar ose dëshiron të jetë aktiv në jetën shoqërore dhe politike në Maqedoni,
- që i ndan vlerat politike, ekonomike, sociale dhe shoqërore të social-demokracisë,
- që ka njohuri themelore nga shkenca dhe terminologjia shoqërore,
- që ka njohje aktive të gjuhës angleze.
Dokumentet e nevojshme për pjesëmarrje:
Të gjitha dokumentet duhet të jenë në gjuhën maqedonase.
Seleksionimi i kandidatëve
Seleksionimi do të bëhet në dy faza. Në fazën e parë kandidatët do të seleksionohen në bazë të të arriturave personale (përfshirë edhe arsimimin akademik, arsimimin joformal, përvojën e punës dhe praktikën), të cekura në biografinë dhe letrën e motivimit, si dhe shumëllojshmërirë etnike, fetare, gjinore, rajonale dhe sociale në Maqedoni. Të gjithë kandidatët do të informohen për rezultatet e fazës së parë më së voni deri më 24 maj të vitit 2009 përmes postës elektronike. Kandidatët që do të kualifikohen do të thirren për intervistë gojore në periudhën 01-12 qershor të vitit 2009. Edhe intervista gojore do të jetë në gjuhën maqedonase. Pjesëmarrësit e zgjedhur të Akademisë do të informohen më së voni deri më 26 qershor të vitit 2009. Dokumentat jo të plota nuk do të shqyrtohen.
Parashtrimi i dokumenteve
Fletëparaqitja dhe dokumentet tjera duhet të parashtrohen më së voni deri më 01 maj të vitit 2009 në e-mail adresën:
political.academy@fes.org.mk ose përmes postës në adresën:
Progres - Instituti për demokraci sociale
rr. Varshavska 1, Shkup 1000
(me shënim: Për Akademinë politike) |